Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën kremtojnë festën e Pashkëve të dielën. Papa Françesku pritet të marrë pjesë në festimet për Pashkë në Vatikan të dielën, vetëm disa javë pasi doli nga spitali ku u trajtua për pneumoni.
Ati i Shenjtë kishte qëndruar në spital për 38 ditë.
Afër 300 kardinalë, ipeshkvij dhe priftërinë do të marrin pjesë në meshën e Pashkëve të dielën në Vatikan, në festën kur besimtarët përkujtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit.
Në Vatikan pritet të ketë turma më të mëdha se zakonisht për shkak të Jubileut, “Vitit të Shenjtë” në Kishën Katolike që ndodh çdo çerekshekulli dhe tërheq mijëra pelegrin në Vatikan.



Të tjera
Lajme
Zeja e punimit të djepave, drejt shuarjes
Zejet e vjetra tradicionale që janë
Aktuale
Kuvendi para një vendimi tjetër të rëndësishëm
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka
Aktuale
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar
Për më shumë se dy dekada,