Tash e dy ditë një pjesë e fshatit Baicë, Gllobar dhe Terstenik të Drenasit ka mbetur pa energji elektrike, shkruan Botapress.info
Një banor i këtij fshati ka thënë për Botapress.info se ata kanë mbetur pa rrymë qysh kur kryeministri Kurti paralajmëroi për krizën energjetike. Ai thotë se janë së paku 15 lagje të këtij fshati që nuk kanë energji elektrike tash e dy ditë.
Sipas këtij banori, ekipet e KEDS-it nuk kanë dale ende për ti vizituar dhe sipas tyre KEDS nuk ka një informacion të tillë që në këto fshatra nuk ka energji elektrike rreth 42 orë, shkruan Botapress.info
Gazeta Botapress.info ka dërguar pyetje në adresë të KEDS-it dhe ka provuar që të kontaktojë me ta përmes telefonit, për të kuptuar se kur do të rikthehet furnizimi me rrymë në këtë pjesë, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje./ Botapress.info/