Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se shpreson që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të respektojë skenarin për seancën e përgatitur nga Sekretariati i Kuvendit, e jo i partisë së tij, LVV-së.
Pas seancës së 17 prillit, LDK dhe PDK shpërndan një skenar të seancës, ku thuhej se raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve duhej të hidhej sërish në votim, gjë që nuk ndodhi. Atë ditë, Dehari ftoi partitë në konsultime dhe më pas ndërpreu seancën.
Kreu i LDK-së tha se është “interes kombëtar që institucionet të formohen”.
Abdixhiku deklaroi se nuk po kërkon që shteti të mbet pa kryeministër, por Albin Kurti duhet të zgjedhë nëse dëshiron të jetë deputet apo kryeministër në detyrë.
“Nuk po themi që të mbetet Qeveria pa kryeministër, por duhet të zgjedhë, ose deputet ose kryeministër”, tha ai./REL/



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral