Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me situatën e krijuar me krizën energjetike ku sonte në shumë vende të Kosovës veçse kanë filluar reduktimet e rrymës, transmeotn Gazeta Botapress.
Shpend Ahmeti me anë të një shkrimi në Twitter ka përshkruar definicionin e batanijes.
“Batanije. Mbulesë e hollë prej leshi a prej pambuku, e ngjeshur dhe me push, zakonisht me ngjyra e me zbukurime, që përdoret për t’u mbuluar. Batanije leshi (pambuku). Shtroj (hedh) batanijen. Mbulohem (fle) me batanije. Mbështjell me batanije”, ka shkruar ai.
KEDS-i ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit, sistemi elektro-energjetik i vendit është mbingarkuar tej mase.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut – KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike.
“Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë”, thuhet në njoftim. /Botapress.info/