Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar deklaratat e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci “ndaq gjuani me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjuajt në të kaluarën”.
Musliu ka qenë e ftuar në “Direkt”, në ATV ku ka thënë se nuk ka parti kriminale, por kriminel brenda partive dhe ata duhet të dënohen.
“Ne jemi mësuar të dëgjojmë gjyqe kolektive, dënime kolektive. Nuk ka parti kriminale, ka kriminel që mund të veprojnë në emër të partisë, kudo qofshin ata, qoftë edhe në PDK, ata duhet të dënohen”, ka thënë Musliu.
“Ka kalu koha kur njerëzit dënohen kolektivisht. Z. Peci dje më është drejtuar mua personalisht me akuzën edhe për vrasje edhe për krim, dhe kur unë e kam bërë publike që do ta padis për deklaratat që ka bërë, ai tenton të shfajësohet nëpër media televizive”, tha deputetja e PDK-së.
“Unë kam filluar procedurën, kam të gjitha faktet në dorën time dhe ndjehem shumë komod në këtë aspekt dhe më së largu nga mesi i javës do ta dorëzoj padinë në gjykatë“, tha ndër të tjerash Musliu.