Ka vdekur sot gazetari kosovar, Sylejman Shaqiri. Lajmin e kanë bërë me dije familja e të ndjerit përmes një njoftimi në rrjetin social ‘facebook’, raporton Gazeta Express.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë – Sylejman Shaqiri u nda nga jeta sot, duke lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona”, ka njoftuar Vjosa Shaqiri.
Pas lajmit për vdekjen e gazetarit Shaqiri, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkurar një telegram ngushëllimi për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi për familjen Shaqiri
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, redaktorit e korrespodentit, Sylejman Shaqiri.
Sylejman Shaqiri dha kontribut të pashoq në gazetari dhe media. Karrierën e nisi në fillim të viteve ’80, në Radio Ferizaj, ku shërbeu si kryeredaktor dhe drejtor, për të vazhduar më pas në Radio Televizionin e Prishtinës si gazetar dhe redaktor përgjegjës. Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së, kontributi i tij vazhdoi në Radio Kroacia dhe Radio Tirana. Pas luftës mbajti pozitat më të larta, duke përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku ishte edhe redaktor lajmesh e udhëheqës i disa emisioneve.
Shaqiri do të kujtohet për profesionalizmin e tij, përkushtimin ndaj profesionit dhe rolin e tij udhëheqës në zhvillimin e mediave në Kosovë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shaqiri, kolegët dhe miqtë e tij.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit