Bajqinovcit i ka shkruar një qytetar duke i thënë se kosovarëve nuk iu intereson a është i bukur e del në foto, por shton që ai duhet të merret me problemet e qytetarëve.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/05/Screenshot_1-74-1000x381.png)
Tutje, ky qytetar ka kërkuar nga Bajqinovci më shumë punë e që t’i lejë fotot, duke thënë se për këtë arsye e ka votuar.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/05/Screenshot_2-34.png)
Bajqinovci ia ka kthyer këtu komentuesit, duke i thënë se ai është tërë kohën duke punuar në Kuvend dhe jashtë tij.
Qytetari që i ka shkruar deputetit të LVV-së duke folur për çështjen e call center ka vazhduar edhe më tutje duke thënë se e ka zhgënjyer deputeti shumë, ani pse të njëjtin e kishte respektuar gjatë kohës sa ishte gazetar.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/05/Screenshot_3-27.png)
Këto komente qytetari i ka bërë në postimin ku Bajqinovci shkruante për Betejën e Koshares teksa kishte postuar në Facebook edhe disa fotografi të tij nga terreni./Botapress/