Në takimin e sotëm të “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, është thyer në gotë teksa kryeministri shqiptar Edi Rama po ia kalonte fjalën te komisionerit të Be-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi i lidhur me Skype.
Rama e kaloi me batutë këtë situatë duke theksuar se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe tashmë e ka të pamundur të marrë veten.
“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve ne në Bruskel.
Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama. m.v/Abcnews.al
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/12/c29057b2-c2ca-4072-b7c0-4448a7c97bc7-640x316-1.jpg)