Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mbajtur sot fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës. Përveç deputetëve të Vetëvendosjes, deputetët e opizitës, PDK-së e AAK-së e bojkotuan fjalimin e saj. Ndërkaq në Kuvend nuk ishin as shumica e deputetëve të LDK-së shkruan Botapress.
Por Marigona Geci, deputete e LDK-së, përveç se ka qenë e pranishme në seancën e Kuvendit të Kosovës, ajo, në fund të fjalës së presidentes, ka bërë një foto të përbashkët me deputetët e Listës Guxo, në ndërkohë që i ka thënë Presidentes Osmani që “deputetët e saj t’i bashkohen LDK-së”.
Këtë njoftim Marigona Geci deputete e LDK-së e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook:
Sot, presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi tek ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne.
Unë i thash znj.Presidente merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.
Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputetët e Listës Guxo dëshiren e kanë të kthehen në LDK.