Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:50, në fshatin Raushiq të komunës së Pejës, ku kanë qenë të përfshira tri vetura, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale, ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar menjëherë në emergjencën e Pejës.
Gazeta Sinjali më herët raportoi për këtë aksident, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq- Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 1 person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,
Aktuale
Për herë të parë në QKUK, konfirmohet shtatzëni pas procedurave IVF
Për herë të parë në Qendrën
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është