Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se deklarimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti nuk përbën një dorëheqje formale, sipas kërkesave kushtetuese dhe ligjore.
“Akti i djeshëm i kryeministrit nuk përbën dorëheqje formale, pasi dorëheqja duhet të jetë e qartë, pa mëdyshje dhe pa lënë hapësirë për interpretime”, shprehet ai.
Ai shton se Qeveria vazhdon të jetë në detyrë, megjithëse me mandat të kufizuar në vendimmarrje.
“Në mungesë të një deklarimi të tillë të prerë, qeveria aktuale vazhdon të jetë në detyrë, ndonëse me një mandat të kufizuar në vendimmarrje, siç parashihet në rrethana të tilla nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës. Letra e dorëzuar nga z. Kurti nuk do duhej t’i adresohet ish-Kryetarit të Kuvendit, z. Glauk Konjufca, por Kryesuesit aktual të Kuvendit, deputetit më të vjetër për nga mosha, z. Avni Dehari-t”, deklaroi ai. /Frontonline



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi