Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, mbrëmë në Klan Kosova ka shprehur qëndrimet e njëjta të partisë lidhur me zhvillimet e fundit për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Bajrami ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka lënë hapësirë për bashkëpunim me LDK-në dhe se letra e tij e dërguar te kryetari Lumir Abdixhiku nuk ka gjetur mirëkuptim në parti.
“Është dashur edhe ai ta dijë se nuk ka lënë hapësirë për bashkëbisedim, aq më pak për bashkëpunim, mirëpo ka shumë mundësi sepse siç e dini, një pjesë e madhe e elektoratit e ka marrë prej LDK-së më 2021, një pjesë e tyre e kanë votuar edhe në këto zgjedhje. Ndoshta ai e ka pasur si justifikim për elektoratin e tij që t’ju thotë nesër se ja që unë i thirra, por ata nuk deshën. Por hendeku ka qenë aq i madh sa që nuk ka lënë hapësirë. Zoti Kurti duhet të reflektojë sepse e ka sjellë veten në një situatë shumë të palakmueshme, duhet t’i ndryshojë sjellët e tij”, u shpreh deputetja Bajrami.



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar