Aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj është njeriu më i kërkuar sot për sot në Shqipëri. Ishte Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ai ka lënë pas vetes edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti.
“Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi.
Kujtojmë se Donaldi ditët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother Vip.