Albin Kurti, i cili pretendon se të martën dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit – gjë që disa parti dhe disa juristë nuk e njohin si të vlefshme – i ka ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar që po ashtu thanë se kanë dhënë dorëheqje në një mbledhje të Qeverisë.
Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Seanca konstituive e Kuvendit dje nuk vazhdoi më shumë se deri te procesi i votimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve. 52 deputetë votuan për këtë raport, 46 kundër dhe 11 abstenuan.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja votuan kundër këtij raporti, pasi thanë se ndryshe do ta shkelnin ligjin. Thanë se Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë qeveritarë që janë zgjedhur deputetë do të duhej të jepnin dorëheqje paraprakisht, sipas ligjit të ri për Qeverinë.
LVV-ja pretendoi se në komisionin e përkohshëm u paraqit një letër e dorëheqjes së Kurtit nga posti i kryeministrit, por këto parti nuk e konsiderojnë akt të njëmendtë dorëheqjeje. Në fakt kështu mendojnë edhe shumë juristë.
Sipas ligjit, Qeveria në dorëheqje vazhdon t’i ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, por me disa kufizime të përcaktuara .



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës