Presidenti slloven, Borut Pahor sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku.
Presidenti Pahor ka publikuar një fotografi me rastin e prezantimit të ambasadorit Sadiku.
“Ambasadori i ri i emëruar i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku ka prezantuar letrën e kredenciale tek presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.
Sadiku deri në marrjen e detyrës së ambasadorit të Kosovës në Slloveni ka shërbyer si I ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Washington D.C.