Avokati Arianit Koci po mendon që t’i futet politikës.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se rehatinë e ka, poqë nuk po mundet të durojë çfarë është duke ndodhur në politikë.
Për këtë ai ka shprehur hapur synimin për t’u bërë pjesë e politikës, duke pyetur miqtë nëse do ta përkrahin.
“Rahatinë e kam. Punët i kam në vijë. I kam realizu thuaja të gjitha ëndrrat e mia. Por s’po mundem me duru çka po ndodh në politikë. Po mendoj me hy vetë. E di sa e rrezikshme është – sot je hero, nesër tradhtar. Një ditë i ndershëm, tjetrën hajn. Por më duket më e rëndë me hesht sesa me marrë përgjegjësi. Nëse hy, do ta kem një qasje gjithëpërfshirëse. Përbashkuese”.
“E pranoj me sportivitet edhe humbjen. E di që do më mungojnë aventurat, udhëtimet, liria. Do të duhet regjim tjetër jetësor. Sakrificë – pa diskutim. Por e bëj për ata që po vijnë pas nesh. Punes nuk i frikesohem. Njeriun, qytetarin, çdo votues – respektoj deri në përulje. Edhe energji kam me bollëk! Prandaj, po më duhet këshilla juaj: a ia vlen? A më përkrahni”, ka shkruar Koci. /Gazeta Express
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një