Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, pasi nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme pika e parë e rendit të ditës, ajo për Raportin e Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve. Deputeti më i vjetër që po udhëhiqte këtë seancë, Avni Dehari njoftoi se do t’i drejtohet Presidentes Vjosa Osmani se si të veprohet me tutje.
Lidhur me këtë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Reporteri se në këtë rast vonesat s’do të ishin të përshtatshme.
“Në një situatë kur Kosova e ka pikë të diskutimit që të konstituohet Kuvendi, të formohen institucionet, çdo vonesë e mëtutjeshme mund të themi që do të thotë nuk i shkon për shtati ose nuk përkon me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës“, tha Mifataraj.
Sipas Miftarajt VV-ja solli situata të pakëndshme sot, me informimin për dorëheqjet e tyre në mënyrë paralele kur dhe po mbahej seanca konstituive.
“Besoj që barra më e madhe i bie partisë që ka fituar më së shumti vota të cilët njëfarë mënyre nuk e informojnë publikun dhe sjellin situata të tilla të pakëndshme, ku informohet publiku se kanë dhënë dorëheqje në mënyrë paralele kur ishte duke u mbajtur seanca konstituive“, tha ai
Për Raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit kundër votuan deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së.
Memli Kransiqi nga PDK tha se s’mund të votojmë raportin nëse anëtarët e Qeverisë s’japin dorëheqje.
“Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër”, tha Krasniqi, duke shtuar se deputetët e zgjedhur të LVV-së – që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë – duhet të japin dorëheqje sepse s’mund të mbajnë të dy postet.
Edhe Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i caktuar në Komisionin për verifikim të mandateve, tha se votoi kundër raportit për shkak se e morën me vonesë dokumentacionin për dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.
“Nuk është shpërndarë dokumentacioni me kohë sa i përket aktit të dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave të cilët janë zgjedhur si deputetë”, deklaroi Zemaj.
VV-ja mori mbështetje nga tre deputetët e NISMËS, kurse Duda Balje dhe Veton Berisha s’morën pjesë në këtë votim.
Të tjera
Aktuale
Policia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë
Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra
Aktuale
Kurti: Kosova është partnere e NATO-s
Kryeministri në detyrë Albin Kurti në
Aktuale
Rrahja në Podujevë, policia bastis dy lokacione- Konfiskon armë e fishekë
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje