Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka përgëzuar iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”. Ky aktivitet këtë vit pritet t’i gëzojë rreth 700 familje.
Rama tha se është i emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që ka takuar sot në shesh. Tutje ai tha se Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave.
Njoftimi i plotë:
I emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që kam takuar sot në shesh.
E përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”. E këtë vit ky aktivitet pritet t’i gëzojë rreth 700 familje.
Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë, jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit.
Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve.