Një grup deputetësh nga pakicat joshqiptare janë shprehur të pakënaqur me vendimin që Duda Balje të ketë një post në ekzekutiv.
Deputeti boshnjak, Rasim Demiri, në një deklaratë për Indeksonline, ka thënë se ata do ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre në lidhje me krijimin e Qeverisë së Albin Kurtit.
Megjithatë, ai ka theksuar se do të votojë pro për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
“Ju (mediat) e keni Duda Baljen. Ajo po vendos për gjithçka. Ende nuk kemi përfunduar diskutimet me kryeministrin. Sa i përket kryetarit të Kuvendit, besoj se do të votojmë pro, por për çështjet e tjera do të kërkojmë takim me kryeministrin. Nëse arrihet një marrëveshje, do të mbështesim edhe qeverinë, përndryshe jo.”
Ai gjithashtu kritikoi Duda Baljen, duke thënë se ajo ka marrë vetëm 400 vota dhe nuk ka të drejtë të flasë në emër të komunës së Reçanit.
“Për komunën e Reçanit mund të flas vetëm Rasim Demiri, i cili ka marrë besimin e popullit. Vetëm unë mund të nënshkruaj një peticion për Zhubën. Ne jemi ata që luftojmë për komunën e Reçanit. Do të vendosim në organet e partisë për qasjen tonë ndaj opozitës,” përfundoi ai.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të