Skena të tmerrshme në rrugët e Lisbonës… Para ndeshjes Benfica – Dinamo e Kievit, tifozët e këtyre dy skuadrave janë përplasur keq mes vete.
Është parë një përleshje brutale, ka pasur edhe të shtëna, ndërsa epilogu i kësaj lufte të tifozëve ka qenë 54 persona të arrestuar, ndërsa 12 kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve, raportojnë mediat portugeze.
Ky është turp i madh që ndodhi mbrëmë, në ndeshjen e Champions League. Benfica triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Dinamos dhe u kualifikua në të tetën e finales.