Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/143 të datës 28.04.2017, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 16/48 të datës 7.12.2020, Vendimin Nr. 02/54 të datës 12.01.2022 dhe me Vendimin Nr.04/70 të datës 21.04. 2022 .
Sipas këtij plotësim-ndryshimi:
Pika 2 e Vendimit të cekur më lartë zëvendësohet si në vijim: “Mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës është deri më 15 maj 2028”.
Pas pikës 2. të Vendimit të cekur më lartë shtohet pika 2.a. me tekst si në vijim: “Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjatet deri me 15 maj 2027”.
Pika 1.6 e Vendimit të Qeverisë Nr. 16/48 të datës 7.12.2020 zëvendësohet me këtë tekst: “znj. Kimete Haxholli, Udhëheqëse e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim në IKKL”.
Të tjera
Aktuale
Rënie dramatike e pensioneve invalidore në Kosovë, 26.8% më pak përfitues
Numri i përfituesve nga disa skema
Showbiz
Olta Gixhari mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Olta Gixhari ka rrembyer zemrat e
Aktuale
Mbërrin në detin e Kroacisë luftanija më e madhe në botë
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford,