Presidentja Vjosa Osmani tha se partnerët po pyesin se a do të zgjidhet qeveria e re deri në maj, kur Komiteti i Ministrave pritet ta shqyrtojë sërish anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Ajo tha se nuk do të duhej që mosformimi i qeverisë së re t’u jepej si arsyetim disa shteteve për ta shtyrë këtë vendim.
“Në aspektin praktik nuk do të duhej sepse presidenca udhëheq politikën e jashtme dhe Qeveria nuk ka kompetenca te limituara për kundër faktin që është në detyrë nga 22 marsi e tutje. Megjithatë, në aspektin e imazhit krijon një imazh të tillë”.
“Dje kisha disa biseda me partnerët tanë pikërisht sa i përket votimit në maj në komitetin e ministrave dhe shumë prej tyre pyesnin se a do të zgjidhet Qeveria deri në atë moment etj, etj. Pra krijohet një imazh i cili pastaj iu jep arsyetim disa shteteve të thotë “ta shtyjmë edhe një herë”. Pra nuk do të duhej që ne t’iu jepnim askujt një arsyetim të tillë shpresoj që do të kemi Qeverinë dhe do të kemi Kuvendin e konstituar shumë shpejt”, tha ajo në një intervistë për RTV21.
Osmani tha se vendi ka nevojë për “qeveri stabile”.
“Kosova ka nevojë të ketë qeveri stabile tani sa është gjithëpërfshirëse është ajo në aspektin partiak i takon partive të vendosin nuk më takon mua si presidente të ndërhyjë në atë proces, me rëndësi është të kemi Qeveri të votuar në Parlamentin e Kosovës, Qeveri që e respekton Kushtetutën dhe që mbi të gjitha vendos interesin e republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo është më rëndësi”, tha ajo nga Antalia, ku shkoi për Forumin e Diplomacisë.
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një