Nese nuk e kuptoni vargun tim,
Dhe ju ngjet se aspak s’ju prek,
Po ua them e kapur në trishtim,
Ka ritmin e drugëzes në një vek!…
Dua t’u kthej pak te e imja nana,
Kur me liçe rrahte ritmin e jetes,
Troku m’u ngjit,posi natës hana,
Dhe sot ju lexoni, lojën e penes!…
Nese, ju duket thumboj me hile,
Dhe jeni ngopur nga fjalë-thatat.
Hapja e magjes, m’ngjet një zile
Si brumi kur ngjeshnin duarartat!…
Kur kam fol me gjuhë të zjarrtë
Kam pasur nanën time përballë,
Me frymë t’ saj,kur ndizte oxhak
T’na nxehej shpirti dhe kapilarë!…
Kur ritmi i buzës ka pas një vrull
Ka shtyrë, të kohës ngërdheshje,
Nanën time shikoja, të fortë, mur
Tek piqte mishin e vet n’përleshje!…
Nese shkumen e shpirtit dhurova,
Përmes një afshi,një tis përvëlues,
Syrit kisha nën’ timen nga Kosova,
Gjirin e saj,qumshtin shkumëzues!…
Kur, ju lexoni nga një nanë, vargje me jehona,
Janë m’brenda tyre,fjalët,duart e nanave tona!…
.
Angjelina Krasniqi_________________ Enxhi