Ka përfunduar biseda mes presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Takimi i cili u mbajt përmes video-linkut zgjati dy orë dhe ishte i mbyllur për publikun.
Ky është takimi i dytë i liderëve të dy vendeve. I fundit ishte në Gjenevë në qershor të këtij viti.
Pas një video-takimi me homologun e tij rus Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së, Joseph Biden do të ketë biseda telefonike me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe, njoftoi sonte Shtëpia e Bardhë.
Biden do të zhvillojë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane në largim Angela Merkel dhe kryeministrat e Italisë dhe Britanisë së Madhe, Mario Draghi dhe Boris Johnson.
Shtëpia e Bardhë kujtoi se Biden bisedoi me ata liderë të hënën dhe u ra dakord që ata të mbeten “në kontakt të ngushtë”./Botapress.info/