Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të dëbojë një milion emigrantë brenda vitit 2025.
Sipas një raportimi nga mediat amerikane , që citon burime federale të njohura me planet e kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky objektiv do të përbënte një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me nivelet e mëparshme të dëbimeve. Rekordi aktual mbahet nga administrata e Barack Obamës, kur rreth 400,000 emigrantë u dëbuan brenda një viti.
Trump dhe ekipi i tij synojnë ta përmbushin këtë plan ambicioz që në vitin e parë të mandatit të tij të dytë, pasi e opati premtuar këtë gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale.
Këshilltari i tij i ngushtë, Stephen Miller po bashkëpunon çdo ditë me zyrtarë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe agjenci të tjera për të përgatitur infrastrukturën ligjore dhe logjistike të nevojshme për këtë operacion të gjerë. Një pjesë e strategjisë përfshin edhe transferimin e tyre në disa vende që nuk janë vendet e origjinës së emigrantëve. Lo
Në mesin e këtyre shteteve janë Libia, Ruanda Benini Moldavia, Mongolia dhe Kosova. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është që të pranojnë emigrantë të dëbuar që nuk janë domosdoshmërisht shtetas të këtyre vendeve, një praktikë që ka ngritur shqetësime të mëdha ligjore dhe etike.
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një