Fatos Lubonja tha se gjendja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, e ka vendosur në plan të dytë se cila parti ka qenë më e votuar në raport me problematikën e pamundësisë së krijimit të një qeverie stabile, sidomos në kontekstin e Kosovës në raport me Serbinë dhe me atë ndërkombëtar.
“Ndjeshmëria kryesore që është krijuar pas këtyre zgjedhjeve është se shoh këtë çarjen e madhe, ku në një krah Vetëvendosja kërkon, pak a shumë, të qeverisë e vetme, sepse kohëve të fundit kam parë që ka disa tentativa, dhe nga krahu tjetër është opozita me 2-3 partitë kryesore që nuk duket se kanë aq sa duhet, për mendimin tim, parasysh një situatë që është në horizont, që janë rreziqet që i dalin Kosovës, në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, që kërkojnë që medoemos një qeveri që të jetë përtej egove të të gjithë këtyre partive, e që ka në fokus a prioritet pikërisht këtë çështje”, tha Lubonja.
Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve nuk jep mundësinë që të themi se është një forcë, siç ishte Kurti dhe merr të gjitha përgjegjësitë.
“Tash është një gjë bile shumë më e fortë se situata kur ishte Kurti katër vjet më parë në kuptimin e rreziqeve që i paraqiten Kosovës”, tha Lubonja në RTK.



Të tjera
Aktuale
PZAP vulos vendimin e KQZ-së: Motra e Donika Kadaj Bujupit nuk lejohet të garojë me “Koalicija Vakat”
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe
Aktuale
Abdixhiku në Llap: Dyert e LDK-së janë gjithmonë të hapura për secilin që beson e kontribuon
Kreu i LDK-së dhe kandidati për
Lajme
Festivali Sunny Hill merr Çmimin për Impakt Ekonomik
Oda Ekonomike e Kosovës ka shpërblyer