Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën e përhershme me SHBA-në, për dialogun me Serbinë e për një sërë temash tjera. Gjatë këtij qëndrimi në Antalia, ajo ka takuar edhe presidentin turk dhe atë sirian.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë dy aleatët që kanë ndihmuar shumë Kosovën ndër vite. Kështu tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, me temë “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.
Ne jemi një shembull i mirë që u rrit nga zero, nga hiri, disa gjëra që ishin tërësisht të rrënuara për toke për shkak të diktatorit, për shkak të regjimit dhe gjenocidit por përsëri kombi ynë është një shembull i asaj se si bota u bashkua dhe nuk i mbylli sytë para vuajtjeve dhe represionit të popullit që po vuanin me shekuj të tërë”, tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës .
Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, Osmani tha se pas njohjes nga Kenia, vendi ka filluar një momentum të ri për njohje të reja, por se këtë po e vështirëson propaganda e Serbisë dhe shteteve të tjera diktatoriale
E para e shtetit foli edhe për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura.
“Kur flasim për dialogun me Serbinë, e ritheksoj se dialogu është për njohje të ndërsjellë, deri tani kemi diskutuar për lirinë e lëvizjes, mallrave, të zhdukuri, për çka Serbia duhet të hap arkivat e veta nga vitet e 90-ta në mënyrë që të gjenden trupat e të zhdukurve, shumica prej të cilëve janë fëmijë. Por, Serbia po dëshmon që s’është për dialog, por vetëm ne”, tha presidentja e vendit.
Osmani përsëriti rolin e rëndësishëm që SHBA-të kanë në dialog.
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një