Një shtetas i Kosovës po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas ka vdekur edhe vetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Klan Kosova, i dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva, ndërsa thuhet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.
Sipas mediave në Zvicër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe e njëjta më vonë është kapluar nga zjarri. Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë, dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë i dorasit.
Mësohet se burri është i moshës 42 vjeçe, ndërsa gruaja 38. Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.
Të tjera
Aktuale
Rrahja në Podujevë, policia bastis dy lokacione- Konfiskon armë e fishekë
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje
Sport
Mbrëmje shpërthyese në Ligën e Kampionëve – 43 gola në vetëm 9 ndeshje
Xhiroja e tretë e fazës së
Aktuale
BE: Kosova mbetet jashtë pagesave të reja, nuk ka dorëzuar raportimin zyrtar
Komisioni Evropian ka miratuar pagesat e