Pas rritjes rekorde, çmimi i naftës ka filluar që të shënojë rënie në Britani të Madhe. Nëntori i vitit 2020 ka qenë hera e fundit që në Britani është shënuar një nivel i ngjashëm i rënies së çmimit.
Çmimi i benzinës e arriti kulmin më 21 nëntor, kur shkoi në 1.47 funte (1.73 euro), ndërsa rekordi i të gjitha kohërave për çmimin e naftës ishte shënuar më 20 nëntor – 1.51 funte (1.78 euro), shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Shoqata e Automobilave tha se rënia e çmimit erdhi pas uljes së kostos në shitjen me shumicë, pasi benzina shënoi rënie prej 12 centësh nga mesi i nëntorit.
Zëdhënësi i kësaj shoqate, Luke Bosdet, tha: “E tillë ka qenë rënia dramatike në koston e shitjes me shumicë të benzinës e naftës, saqë rënia në pompa është bërë e pashmangshme. Thjesht ka marrë shumë më shumë kohë se në vitet e fundit.”
Bosdet tha se shitësit me pakicë zakonisht e mbajnë çmimin derisa tregjet “e rrëmbejnë nismën” dhe bëjnë shkurtime, por kjo nuk ka ndodhur kësaj radhe.
“Pa atë goditje fillestare, çmimet në pompa kanë ngecur dhe ky është potencialisht zhvillim shqetësues, nëse e vendos modelin për të ardhmen”, tha ai./Botapress.info/