Mbrëmë një ngjarje e ëndë ka ndodhur në Obiliq, ku një 24 vjeçar vdiq pasi u plagos me armë zjarri në poligonin e shenjëtarisë ‘Katana’, shkruan Gazeta Botapress.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe vëllai i Blendinit, i cili ka shkruar disa fjalë prekëse.
“Të shpërbleftë Allahu me xhenet vëllai im, copëza jem e shpirtit. Të gjithë miqve tanë ju japim lajmin se Blendin Bytyqi, gëzimi dhe hareja e shtëpisë sonë ka ndërruar jetë”, ka shkruar ai.
Poligoni i Shenjëtarisë në Obiliq ku vdiq i riu, ka reaguar menjëherë pas lajmi u raportua në media, duke thënë se është vetëvrasje e qëllimshme.
Sipas një komunikate për media të lëshuar nga ky poligon, ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat e sigurisë.
“Me qëllim të informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshirë në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohësh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar te gjitha procedurat standarde të sigurisë. Kërkojmë nga të gjithë, e sidomos mediat që të kujdesen për mënyrën e informimit dhe të kenë respekt ndaj familjes së të ndjerit. Çfarëdo informate rreth këtij rasti, do ta merrni nga zyrtarët përkatës të Policisë se Kosovës”, thuhet në reagimin e poligonit.
24-vjeçari ndërroi jetë në QKUK, rreth një orë e gjysmë pasi që u plagos.
Më poshtë keni fotografinë e të ndjerit të cilën e ka publikuar Sinjali. /Botapress.info/