Më shumë intervale me diell sot, temperaturat në rritje

Ditën e premtë megjithëse kalojnë vransira, nuk paraqiten kushte për të reshura, e do të ketë më shpesh intervale me diell. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e 1C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje e shkojnë deri në 15C e 18C.

Të reshurat e shiut rikthehen sërish ditën e shtunë, mirëpo temperaturat mbesin përreth 14C e 15C. Ditën e diel më pas parashihet mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Temperaturat shkojnë deri në 19C e 20C. Në fillim të javës vijuese ende kalojnë vransira, që të hënën edhe mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu

Të tjera

Aktuale

Policia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra

Aktuale

Kurti: Kosova është partnere e NATO-s

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në