Botapress, 1 Dhjetor 0 Albin Kurti duket se e ka vlerësuar mirë apo mbivlerësuar rolin e diasporës që u shpërblye me votë më 14 shkurt të këtij viti. Ai pasi mori shumicën e votave nga diaspora, gjë që e ngriti bukur shumë nivelin e fitores së tij më 14 Shkurt, ua ktheu me poste qeveritare, votuesve nga diaspora duke emëruar fillimisht dy ministra nga Diaspora dhe së fundi edhe një nga diaspora e largët nga Amerika, shkruan Botapress.info.
Fjala është për Donika Gërvallën – Shëarc, Zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme dhe e Diasporës, nga Gjermania, Armend Mehaj, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, nga Norvegjia dhe së fundi Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë nga SHBA.
Por për çfraë janë dalluar deri më tash ministrat nga Diaspora?
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës mbahet mend për shkarkimet e 12 Ambasadorëve të Republikës së Kosovës në 12 vende të botës, përfshirë edhe në SHBA dhe vonesën për më shumë se 6 muaj të emërimeve të reja.
Ministri Mehaj së fundi është bërë aktuale me “konfliktin” e shkaktuar me ish-komandantin e FSK-së, gjeneral Rrahman Ramën dhe së fundi edhe shkarkimin e tij nga ky post, ndërkaq ministri i Shëndetësësië Rifat Latifi, përveç një paraqitje të tij të parë publike në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, përveç se deklaroi se nuk e njeh mirë gjendjen në fushën e shëndetësisë në Kosovë, premtoi se do të angazhohet për përmirësimin e saj. Për momentin ministri Rifat Latifi gjendet në SHBA ndërkaq Ministria e Shëndetësisë në Prishtinë.
Se a janë ministra meritorë apo ministra të shpërblyer për votën nga diaspora, kjo mbetet të shihet, por se nuk kanë shfaqur ndonjë performancë evropiane e amerikane të nivelit të vendeve prej nga vijnë, kjo është parë dhe është “testuar” disa herë, sidomos nga ministrja Gërvalla e cila madje ka përgenjështruar edhe deklarimet e saja të mehërshme për krimet e pasluftës dhe Gjykatën Speciale duke u “arsyetuar” se atëherë ka folur si aktiviste ndërkaq tash është ministre.
Edhe “ushtari nga Norvegjia” siç është quajtur disa herë nga opinionistë dhe medime, ministri Armend Mehaj nuk duket se ka ndryshuar diçka në strukturimin dhe funksionimin e FSK-së përveç një vizite në SHBA dhe deklarimit të tij se ka marrë rikonfirmimin e SHBA për mbështetje të FSK-së (diçka e ditur që më herët madje prej themelimit të FSK-së) dhe një dekorate që i ndau këngëtarit Ilir Shaqiri këngëtarit që është bërë frymezim i luftës për liri.
Sa për ministrin Rifat Latifi, ai më shumë ka bërë emër në SHBA duke qenë ndër mjekët me famë të madhe në fushën e mjekësisë në këtë vend, me theks të veçantë në Nju Jork, pastaj si ish-këshilltar nga distanca i kryeministrit Hashim Thaçi dhe tash si profesor e mjek me nam të madh në Nju Jork që ka më shumë obiligime ndaj Fakulteteve amerikane ku ligjëron dhe Qendrave klinike amerikane ku ka kontratë pune dhe obligim për angazhim profesional, se sa që do të ketë kohë të merret me problemet e shëndetësissë në Kosovë.
Ministrit Rifat Latifi do t’i kalojë koha më shumë në aeroplan se sa në Ministrinë e Shëndetësisë, për faktin se ai nuk ka deklaruar se me të marrë detyrën e ministrit do të zhvendoset përfundimisht në Kosovë.
Si do qoftë,. ministrat janë poste politike ndërkaq politika po bën mirë që po e shpërblem diasporën madje edhe me poste ministrore. U mbetet të emëruarve që të arsyetojnë postet e tyre jo vetëm ndaj votuesve nga diaspora por shumë më shumë ndaj votuesve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ku kanë ardhë për të shërbyer në poste ministrore. /Botapress.info/