Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës për kapjen e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasje të rëndë në Mitrovicë, shkruan IndeksOnline.
Beqiri dyshohet se më 30 tetor ka therr me thikë Albert Mujën, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizim të lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit në media të shkruara dhe elektronike.
Publikimi i fotografisë së të dyshuarit të poshtë shënuar ka për qëllim që në bashkëpunim më qytetaret të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të dyshuar.
Personi në kërkim është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar
Policinë e Kosovës:
- 192
- +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
- 044/245 503
- E-mail adresa: [email protected]
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/12/5.jpg)