Ishte ora 1 pas mesnate kur në stacionin e zjarrfikësve në Mitrovicë erdhi një thirrje.Pa ditur se çfarë ka ndodhur, i gjithë ekipi u nis menjëherë drejt një lokacioni për ndërhyrje. Në atë shtëpi, pothuajse të gjithë ishin në gjumë.
Pasi ekipi i zjarrfikësve kontrolloi situatën dhe pa se nuk kishte ndonjë gjë për t’u shqetësuar, u sigurua që fëmijëve të cilët ishin duke fjetur të mos iu prishej gjumi dhe të mos krijohej panik.