Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se sot kanë mbajtur edhe një mbledhje të Grupit Parlamentar të LDK-së, me deputetët e zgjedhur, shkruan Gazeta Express.
Abdixhiku ka thënë se LDK është “një zë, një shtëpi, një qëllim”
“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë! Një zë, një shtëpi, një qëllim!”, ka shkruar ai.
Në fotografitë e publikuara nga Abdixhiku, shihet që deputeti i zgjedhur dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, s’ka qenë prezent në mbledhje./GazetaExpress/



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë