Mbrëmjen e së hënës në Veri të Mitrovicës ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar, raporton Botapress.info
Një përleshje ndërmjet disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të së hënës në Mitrovicë. Aty janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Si pasojë, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Dy nga ta kanë marrë plagë në këmbë, nga arma e zjarrit.Lidhur me rastin disa persona janë shoqëruar për në stacionin policor. Lajmin për KlanKosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Besim Hoti./Botapress.info./