Ish-deputeti, njëherësh anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë që në programin qeveritar nuk i ka përmendur vaksinat.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë, andaj të vlerësohet nëse kjo është moskujdes ose injorim.
Shkrimi i tij i plotë:
Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!
Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.
Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.
Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj.