Ambasada e Kosovës në Londër njofton se nga 30 nëntori të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Anglisë duhet ta kenë testin PCR ose duhet të izolohen.
“Duke filluar nga data 30 nëntor, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe duhet të izolohen deri sa të pranojnë rezultatin negativ. Këto masa vlejnë edhe për ata të cilët janë plotësisht të vaksinuar”, thuhet në njoftim.
Për më shumë informata në lidhje me këto masa, shihni linkun në vijim: https://www.gov.uk/…/travel-to-england-from-another..