Robert Gashi, 19 vjeçar nga Prishtina, ka nevojë për ndihmë pasi gjendja e tij shëndetësore tash e një kohë të gjatë është shumë e rëndë. Ai aktualisht po trajtohet në Itali, por shpenzimet për familjen e tij janë të papërballueshme.
Nëna e tij, Afërdita, ka bërë një apel për ndihmë financiare, pasi shpenzimet janë të mëdha dhe si e vetme nuk po mundet t’i përballojë ato.
19 vjeçari i cili pasi u diagnostikua me Linfomë Burkitt, një sëmundje e rëndë që i kërcënoi jetën në shkurt të vitit 2023, dhe më pas u shërua, u godit përsëri nga melit transvers, një infeksion në palcën kurrizore që i ka prekur lëvizshmërinë dhe forcën.
“Në janar 2024, një infeksion i rëndë në mushkëri e detyroi të përballet me sfida të tjera. Në këtë moment, shpresat për një shërim të mëtejshëm janë të lidhura me mundësinë për trajtim të specializuar në Itali. Megjithatë, kostot janë shumë të larta dhe për një nënë të vetme si unë, është shumë e vështirë të mbuloj shpenzimet e trajtimeve dhe udhëtimit. Ju lutem, na ndihmoni që Roberti të vazhdojë të luftojë. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh dhe mund t’i japë mundësinë për të vazhduar betejën për jetën e tij”, ka thënë nëna e Robertit, Afërdita për Klanin.
“Ndihma juaj është më shumë se një kontribut financiar – është një mesazh i fuqishëm i dashurisë dhe solidaritetit, që i jep Robertit shpresë dhe motivim për të vazhduar luftën e tij. Secili kontribut, qoftë edhe më i vogli, është një hap më afër shërimit dhe mundësisë për një jetë më të mirë për Robertin. Çdo ndihmë është një shenjë e jashtëzakonshme e mbështetjes dhe dashurisë që mund të ofrojmë për njëri-tjetrin në momentet më të vështira”.
Për ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të kontaktojnë në numrin +33781238582 për më shumë informacion, ose mund të dërgoni donacionin tuaj përmes të dhënave të bankës më poshtë:
Emri i Bankës: TEB BANK
Emri i Llogarimbajtësit: Aferdita Gashi
IBAN: ХК052011000038860083
SWIFT: TEBKXKPR
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një