Ish ministrja e Financave Hykmete Barjami ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e analistit politik Imer Mushkolaj ku ky i fundit tha se duhet të të vijë turp pse reagon dhe kërkon hetim të thellë për vrasjen në Gllogjan kur gjatë kohës që ishe ministre ti u avulluan 2 milione euro dhe nuk kërkove hetim ndërkombëtar./Botapress.info/.
Ky është postimi i plotë:
- Mushkolaj, unë skam bërë asgjë në këtë jetë për të me ardhë turp dhe për ta mbajtë gojën mbyllur.
Shko i gjen në burg hajnat e 2.1 milionë eurove.
Me pasë qenë në vendin tuaj isha informu se çka ka ndodh me rastin e 2.1 milionë euro. Isha informu se ka aktakuzë për këtë rast, ka nisë gjykimi dhe të akuzuarit janë në paraburgim. Gjithçka po zbardhet dhe dihet çdo cent se ku ka shku. Drejtësia po e kryen punën e saj.
Si në kohën time, si në kohën tënde, si në kohën e Qeverisë së tanishme, krimet duhet të zbardhen dhe kriminelët të dënohen.
Për secilin krim kurdo e kudo që ndodh do të kërkoj të zbardhet. Sikurse edhe krimi në Gllogjan të Deçanit.
Shihe lajmin për aktakuzën dhe procesin gjyqësor:
https://ëëë.koha.net/…/ngrihet-aktakuze-ndaj-te…/