Policia e Nju Jorkut ka publikuar një video, ku një adoleshente sulmon me grushte një grua, pasi kjo e fundit i kërkoi të vendoste maskën anti-Covid.
Kur gruaja i kërkoi të vendoste maskën, e reja jo vetëm që refuzoi, por edhe përdori dhunë, duke e gjuajtur me grushte.
Policia publikoi videon e sulmit për të arrestuar adoleshenten, pasi kjo e fundit është arratisur, e si pasojë është shpallur në kërkim nga policia.
![Shikoni videon/ I tha të vendoste maskën, adoleshentja gjuan gruan](https://cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/-640-0-g2jpg-1638031375.jpg)
![Shikoni videon/ I tha të vendoste maskën, adoleshentja gjuan gruan](https://cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/-640-0-g1jpg-1638031372.jpg)