Pesë ditë më parë policia është njoftuar se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, dy persona të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 eurosh.
Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. Ndërsa, pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: A. H. lindur 1996 dhe D. T. indur 2001.
“Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët:
Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12) copë fishek.Një armë gjahu gjysme automatike (pumparice)”, njofton policia.Me Urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë./Botapress/