Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës pasi që nuk ka pasur kuorum për të vazhduar tutje, shkruan Gazeta Botapress.
Kuorumi ka munguar kur po planifikohej të votohej për bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mos-pjesëmarrja në Kuvend e opozitës ishte e qëllimshme.
“Mendoj se mospjesëmarrja e deputetëve është bojkot i qëllimshëm, nuk ka kushte për mbajtje të kësaj seance na duhet ta shtyjmë për një datë tjetër”,ka thënë Konjufca. /Botapress.info/