Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot në mëngjes ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë këtij takimi mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.
Pas Haradinajt, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të takohet edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca dhe liderin e PDK-së, Memli Krasniqin.