Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, në një intervistë në FRONTAL të T7, ka kritikuar partitë politike dhe në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me temën e ngritur së fundi për ndikimin e “Listës Serbe” tek deputetët e minoriteteve, e që doli pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që u drejtua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan Express.
Berisha ka thënë se as LVV e as partitë e tjera s’kanë bërë asgjë për të trajtuar Listën Serbe si shantazhuese apo ndërhyrëse, kur në zgjedhjet e vitit 2021 me votat e serbëve e kishin zgjedhur një deputet nga komuniteti rom
“As LVV e as partitë tjera s’bën asgjë për ta trajtu Listën Serbe si shantazhuese dhe si ndërhyrëse, pasi në zgjedhjet e fundit e ndryshoi përmbajtjen e Kuvendit, sepse e largoi një deputet egjiptian si unë, dhe e pruri një përfaqësues rom inekzistent, dhe vota te serbëve e prun. Atëherë duhej Këshilli i Sigurisë”, ka thënë Berisha në FRONTAL.
Ai ka thënë se e di cili është rreziku nga Lista Serbe dhe se çfarë mendimi kanë ata për Kosovën.
“Me ata njerëz e di çfarë rreziku ka, e di çfarë mendimi kanë për Kosovën”, ka shtuar tutje Berisha./



Të tjera
Lajme
Ja lista e plotë e AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Del lista e plotë e
Lajme
“Mungon” Agim Veliu!
Edhe pse kishte sgprehur deshiren qe
Aktuale
Ja lista e plotë e 110 kandidatëve tv LDK-së
Një, dy, tre. Zgjedh shpresën! Sot