Avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska, ka komentuar përplasjen e ashpër të Qeverisë së Kosovës me sindikatat pasi këta të fundit kanë paralajmëruar protesta dhe greva në shenjë pakënaqësie lidhur me pagat dhe kushtet e punës, shkruan Gazeta Botapress.
Pallaska ka thënë se Qeveria është duke u përballur me farsën e vet mbi të cilën është ngritur teksa kryemnistrit Albin Kurti ia ka kujtuar edhe braktisjen e banesës për kalimin në një shtëpi luksoze menjëherë pas ardhjes në pushtet.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Ballafaqimi i Qeverisë me grevat sindikale është ballafaqim me gënjeshtrën mbi të cilën kjo Qeveri i fitoi zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse Qeveria është e ndjeshme dhe e lëndueshme ndaj kësaj problematike në zhvillim e sipër.
Përndryshe, partia në pushtet jo vetëm që ka përkrahur por edhe ka cytur shantazhin sindikal sa ishte ne opozitë. Sot i paska denoncuar ish aleatët si vegla të pushteteve të kaluara. Patetike edhe për një Qeveri që patetizmin, dhe hipokrizin që vjen me të, e ka shenjë dalluese.
Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se zhvillimi i “pashembullt” ekonomik për të cilën foli Kryeministri në Austri ndërlidhet me mirëqenien e tij dhe të rrethit të tij të ngushtë. Mbase nuk duhet harruar që pas ardhjes në pushtet Kryeministri braktisi banesën e tij të modeste për një shtëpi luksoze me qira për të cilën paguan vetëm EUR 250 në muaj”, ka shkruar Pallaska në llogarinë e tij në Facebook. /Botapress.info/