Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj janë infektuar me Covid-19. Kështu ka thënë sonte në Debat Plus, Ermal Panduri.
Ai ka njoftuar se mostrat e personave të tjerë që po mbahen në paraburgim janë dërguar për testim, raporton Botapress.
“Ata sot kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Burimet e TV Dukagjinit bëjnë me dije se pritet të vijnë edhe mostrat e marra të të ndaluarit të të tjerë që po qëndrojnë në Hagë, në mënyrë që të dihet se a janë të prekur edhe të tjerët me këtë virus”, tha ai.
Tutje ai ka shtuar se një gjë e tillë ka ndikuar edhe në vizitat e planifikuara në familjarëve të të paraburgosurve në Hagë./Botapress.info/