Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pyetur nga gazetarët nëse dështon plani me LDK’në a do t’i bëjnë ftesë PDK’së.
“Nuk mund ta konfirmoj tash sa i përket ftesës drejtuar PDK’së. Ju duhet ta keni parasysh një gjë d.m.th. nuk është e rastësishme që kryeministri i është drejtuar zotit Abdixhiku. Ne d.m.th. nuk kemi shkuar në mënyrë teknike sipas madhësisë të partive politike, po të kishte qenë kjo ne do t’i ishim drejtuar PDK’së sikur këtu që u ulëm sipas rendit dhe madhësisë, ky është aspekt teknik. Po kryeministri e ka pasë një qëllim pse i është drejtuar LDK’së, te shohim në sa e caktuan mbledhjen me u përgjigj”, tha ai.
“Se thashë mos e kanë caktu në 12:00 e jeni vonu për me shku atje”, iu tha ai gazetarëve.



Të tjera
Aktuale
BE-ja nuk do t’i heqë masat ndaj Kosovës as pas transferimit të pushtetit lokal në veri
KOHA mëson se Franca dhe
Aktuale
Kica Xhelili kandidate e LDK-së për deputete, tregon numrin që do ta ketë
Doarsa Kica-Xhelili ka njoftuar se
Aktuale
KQZ: Përfundon regjistrimi i diasporës, aprovohen mbi 70 mijë aplikime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka