Sulmuesi i Bayern Munichut, Eric Maxim Choupo-Moting ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Rastet me COVID-19 kanë nisur sërish, ku para pak javëve u shërua edhe trajneri Julian Nagelsmann.
Bayern Munich përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se kamerunasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Eric Maxim Choupo-Moting ka dal pozitiv me koronavirus. Lojtar ofensivë i Bayernit është në izolim dhe është duke ia dal mirë nën rrethanat”, shkroi klubi.
Kështu, sulmuesi do humbas se paku dy ndeshjet e radhës, por do rikthehet për takimin ndaj Barcelonës