Autobusi me të cilin u shkaktua tragjedia në Bullgari ku vdiqën 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë, është larguar mbrëmë nga vendi i ngjarjes me disa makina patrullimi.
Mbetjet e automjetit të djegur u dërguan në oborrin e një ish-reparti ushtarak në lagjen Iztok të Pernikut në Bullgari.
Qarkullimi në drejtim të Sofjes është rikthyer, por korsia e autostradës në drejtim të Dupnicës mbetet e mbyllur edhe për të paktën 1-2 ditë të tjera.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pak pas orës 02:00 të natës së 22-23 nëntorit.
Nga gjithsej 52 pasagjerë në autobus, vetëm shtatë arritën të shpëtonin dhe u dërguan në spital.